E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazira në Turqi, përshkallëzohen protestat në Stamboll e Ankara (VIDEO)

turqi1Turqi- Turqia ka hyrë në ditën e dytë të protestave të dhunshme, me përleshje të freskëta midis policisë dhe demonstruesve në Stamboll dhe kryeqytetin, Ankara.

Sipas BBC-së trazira filluan mbi planet për të rizhvilluar ‘Gezi Park’ në Sheshin Taksim të Stambollit, por u shkallëzuan pasi policia përdori gaz lotsjellës.

Gazi lotsjellës u shkarkua përsëri të shtunën në shesh dhe policia u përlesh me protestuesit që kalonin urën e Bosforit.

Në Ankara, protestuesit u përpoqën të marshojnë në ndërtesën e parlamentit.Qindra demonstrues marshuan mbi urë që lidh brigjet aziatike dhe evropiane të Stambollit të shtunën në mëngjes për tu përpjekur për të arritur në sheshin kryesor.

Policia qëlloi me gaz lotsjellës në përpjekje për t’i shpërndarë ata dhe disa protestues hodhën gurë.

turqi-lufteAjo që filloi si një protestë paqësore për të pastruar ‘Gezi Park’, një prej hapësirave të mbetura të gjelbra në Taksim, ka eskaluar në disa nga skenat më të këqija të trazirave publike dhe dhunës policore parë në Turqi në vitet e fundit.

Guvernatori i Stambollit tha se një duzinë njerëzish u shtruan në spital dhe më shumë se 60 personave u arrestuan pas përleshjeve të së premtes.

Në Ankara, protestuesit organizuan atë që ata e përshkruan si një tubim solidariteti, me shumë pjesëmarrës që thërrisnin: “Kudo është rezistenca, kudo është Taksim”.

Të shtunën, qindra demonstrues u mblodhën në Ankara në shenjë proteste ndaj kufizimeve të qeverisë mbi shitjen e alkoolit. Disa këndonin slogane antiqeveritarë e u përpoqën të marshojnë në parlament, por u shpërndanë nga policia.

Në Twitter pati shumë komente mbi mbulimin mediatik të protestave brenda Turqisë.

Javën e kaluar, parlamenti turk ka miratuar legjislacionin që kufizon shitjen dhe konsumin e pijeve alkoolike nga ora 22:00-turqi206:00.

Partia AK e kryeministrit i ka rrënjët e saj në Islam, por ai thotë se është i angazhuar për laicizmit shtetëror të Turqisë.

Z. Erdogan ka qenë në pushtet që nga viti 2002 në Turqi dhe disa janë ankuar se qeveria e tij është duke u bërë gjithnjë e më autoritare.

Më parë këtë muaj, policia u përlesh me dhjetëra mijëra njerëz që u përpoqën për të mbajtur një ditë marshimi në Stamboll.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›