E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torrado: “Argjentina, ekip i frikshëm”

Meksika do të luajë kundër Argjentinës në një të tetat e finaleve të Botërorit. Mesfushori meksikan, Gerardo Torrado, deklaroi: “Argjentina është një kundërshtar i frikshëm, por ne jemi shumë të përqendruar, do të jetë një ndeshje e ekuilibruar.

“Bëhet fjalë për një takim për jetë a vdekje dhe Meksika do të jetë, edhe për ta gjithashtu, një rival i vështirë. Ne do të luajmë për jetën tonë sot, nuk do të ketë të nesërme”.

Lojtari i Meksikës tha se kishte besim në shanset e ekipit të tij për t’u kualifikuar. “Ne kemi argumentet tona të nevojshme për t’i mundur. Por, duhet të fillojë ndeshje për t’ treguar ato”.

Para katër vjetësh, dy ekipet u ndeshën midis tyre në këtë fazë të kompeticionit dhe argjentinasit dolën fitues (2-1), falë një goli të Maksi Rodriguezit në kohën shtesë. Meksika e ndjen se është gati për revansh, të dielën në Johanesburg.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 24 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›