E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shvajnshtajger “luan” me kohën

I dalë nga loja në minutën e 81-të në takimin Gjermani-Ganë, mesfushori shkatërrues i “Nationalmanchaft”, është i pasigurt për sfidën e fortë kundër Anglisë (të dielën, në Bloemfontein).

Hansi Flik, ndihmësi i Johakim Lëvit, tha se gjendja e lojtarit të Bajernit është kritike, pasi nuk ka shumë kohë midis dy ndeshjeve. “Por ne jemi optimistë”, - tha Flik.

Trajneri i Gjermanisë, tha në lidhje me “mushkërinë e mesfushës”: “Nëse Bastian Shvajnshtajger do të jetë i padisponueshëm, ky nuk do të ishte një avantazh në lojën tonë”.

Edhe mbrojtësi Zherom Boateng, i dalë nga loja në minutën e 73-të, ndodhet në të njëjtën situatë si ajo e Shvajnshtajgerit.

Për fat të mirë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për Mesut Ozilin, autorin e golit kundër Ganës.

“Gjithçka është në rregull, nuk ka asnjë dhimbje”, - tha Flik për “perlën” e Verder Bremenit, trurit të Gjermanisë.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 24 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›