E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres: E dua Livepoolin

Me muaj të tërë flitet për largimin e tij nga Anfield, kurse në të njëjtin drejtim janë duke shkuar akuzat edhe në ditët e fundit. Për këtë arsye Chelsea, që është kampion aktual i Anglisë kishte deklaruar hapur se dëshiron ta blejë për 35 milionë euro Torresin.
 

Por Liverpooli në mënyrë kategorike e ka hedhur poshtë këtë mundësi duke theksuar se ai do të qëndrojë te Liverpooli edhe më tutje, pasi kontrata vlen deri në vitin 2013.
Megjithatë mediat nga ishulli kishin publikuar se në kontratën e spanjollit ekziston një klauzolë ku thuhet se futbollisti spanjoll mund të largohet vetëm nëse dikush është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro dëmshpërblim.
 

Gjithashtu kishte shkrime të atilla ku thuhet se pas ardhjes së Luis Suarezit nga Ajaxi, Liverpooli është i gatshëm ta shesë Torresin. Por vetë futbollisti shumë qartë dhe hapur ka thënë:
“E dua këtë klub. Unë jam lojal ndaj këtij klubi siç kam qenë edhe në ditën e parë kur kam ardhur në Anfield. Nuk dua që emri im të shkruhet në listën e atyre që do të largohen nga këtu. Këtu jam shumë i kënaqur”, tha reprezentuesi spanjoll.
Në 23 ndeshje të kampionatit në Premiership, Torres ka shënuar nëntë gola që e mbanë atë në vendin e gjashtë të golashënuesve në tabelë.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›