Laçi mund Kastriotin 2-0, në javën e 18-të të Superligës

(ABC NEWS) - Pas suksesit ja ku vjen vendi i 5-të, ndonëse mund të jetë provizor. Kjo ndodhi me Laçin pas fitores 2-0 në superligë ndaj Kastriotit në fushën e vet, në takimin hapës të javës së 18-të. Tirana është lënë pas me 3 pikët e marra ndaj krutanëve, duke qenë tani vetëm 1 pikë pas Dinamos.
Kurbinasit e treguan edhe një herë veten si skuadër e fortë në shtëpinë e vet, madje duke mos e zgjatur shumë, por duke shënuar të dy golat që në pjesën e parë, në minutat 18-të e 45-të. Fillimisht ishte kroati Stipe Buljan, që realizoi brenda zonës kur u ndodh i lirë aty, ndërsa laçianët sulmuan nga krahu i majtë.
Goli i dytë erdhi në minutën e fundit të fraksionit të parë të ndeshjes, sërish nga një lojtar i ardhur nga ish-Jugosllavia si Dragiçeviç, që gjithashtu nuk gaboi shënjestër i ndodhur në zonën e rreptësisë. Ekipi i Stavri Nicës, ekip që u kualifikua vjen për të kupat e Europës, pati edhe një gol të anulluar, ndërsa nuk e vuri thuajse aspak të diskutim fitoren, megjithë përpjekjet e krutanëve në pjesën e dytë.
Edhe pse Kastrioti krijoi ndonjë moment të rrezikshëm në zonën vendase, sërish nuk arriti të shënonte duke pësuar pastërtisht një humbje.
Me këtë rezultat, Laçi i afrohet sërish zonës së kupat europiane, ndonëse skuadrat e tjera presin të luajnë ndeshjet e kësaj jave, ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e katërt nga fundi, vend që e vë në diskutim qendrimin në superligë, por duke qenë fare afër me Shkumbinin apo Teutën që ndodhen menjëherë mbi të.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 28 Janar 2011