E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Keni ecur shume, tani po rrezikoni te ardhmen"

"Ne kemi ndjekur me dhimbje te thelle dhe me shqetesim ne rritje ngjarjet e fundit tragjike qe ndodhen ne Tirane si dhe rritjen e tensionit politik ne vend.
Mjafton te kujtojme progresin e madh qe Shqiperia ka bere gjate dekades se kaluar. Rritja ekonomike impresionuese e ka cuar vendin drejt nje ekonomie me te ardhura te mesme te larta, ku ekonomia ka treguar elasticitet ndaj krizes financiare globale te koheve te fundit. Perpjekjet e qeverive te njepasnjeshme kane pasur sukses ne reduktimin e dukshem te varferise si dhe ne ndertimin e institucioneve demokratike, te cilat jane te rendesishme per biznesin dhe zhvillimin e qendrueshem social-ekonomik.
Si partnere afatgjate te Shqiperise qe kemi mbeshtetur perpjekjet e zhvillimit te vendit si dhe rrugen e ndjekur drejt integrimit evropian do te deshironim te shprehim shqetesimin tone serioz lidhur me ndikimin negativ qe tensionet e vazhdueshme mund te kene mbi arritjet aktuale te vendit, mbi mjedisin e biznesit si dhe mbi zhvillimin e ardhshem e te qendrueshem ekonomik dhe njerezor.
Shqiptaret i pret nje axhende e rendesishme. Duhet te shfrytezohen burimet e rritjes per ta mbajtur ekonomine sa me konkurruese ne nje bote gjithnje e me komplekse dhe te veshtire, per ta bere vendin sa me terheqes per investimet e huaja, per te hapur mundesi te reja punesimi ne vend, si dhe per te rritur mireqenien e te gjithe qytetareve.
Ne, si partnere per zhvillim dhe integrim, jemi te angazhuar te ndihmojme Shqiperine qe te ece perpara ne realizimin e kesaj agjende sfiduese. Ne u bejme apel te gjithe homologeve tane, udheheqesve politike si dhe qytetareve te Shqiperise qe te punojne se bashku per nje te ardhme sa me te mire per vendin e tyre.

Partnere per zhvillim dhe integrim ne Shqiperi

Ambasada e Italise - Zyra per Zhvillim dhe Bashkepunim
Ambasada Franceze
Ambasada Hungareze
Ambasada Gjermane
Ambasada e Mbreterise se Holandes
Ambasada e Mbreterise se Norvegjise ne Prishtine
Ambasada e Suedise
IOM
PNUDI
Zyra e Bankes Boterore ne Tirane
Zyra e Bashkepunimit Zviceran
Zyra e JICA ne Tirane
Zyra e Organizates Boterore te Shendetesise ne Tirane

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›