Torres: Kriza, prej merkatos së gabuar
Sezoni zhgënjyes i Liverpulit ka ardhur për shkak të gabimeve në merkaton e verës. Kjo është analiza e Fernando Torres, rreth dështimeve të “Reds”. Për arsye bilanci dhe zgjedhjesh tekniko-taktike, nga “Anfilld Roud” u larguan Ksabi Alonso, Arbeloa dhe Sami Hipia. “Ekzistojnë disa faktorë, të cilët mund të shpjegojnë situatën ku ndodhemi”, ishte komenti i sulmuesit spanjoll. “U shkëputëm menjëherë nga kreu i Premiershipit dhe kjo na ‘vrau’ psikologjikisht. Më pas, ishim të pafat edhe sepse u dëmtuan shumë lojtarë”. 26-vjeçari nuk e ka fshehur faktin se klubi nuk veproi drejt duke shitur disa lojtarë, ndërkohë që duhej vetëm të kishte përforcuar skuadrën e drejtuar nga Rafa Benitez. Ai shtoi: “Pas paraqitjes së mirë të një sezoni më parë, ishte e rëndësishme që të ruhej kontingjenti, ndoshta edhe të përforcohej. Por kjo nuk ndodhi, tani po paguajmë ‘faturën’ e largimeve”.
#