Fontana: Smendoj ti vjedh vendin Ujkanit
Mungesa e Samir Ujkanit për shkak të impenjimeve me Kombëtaren e Shqipërisë dhe më pas dëmtimi i portierit kuqezi, i ka krijuar shanset Alberto Fontanës të aktivizohet më shumë në radhët e skuadrës Novarës në Serinë C1 italiane. Por ish-mësuesi i Ujkanit rrëfen se nuk ka qëllim t’i rrëmbejë vendin shqiptarit. “Ujkani po vuan aktualisht, sepse për një dëmtim të tillë po qëndron jashtë më shumë sesa duhej, por duhet edhe të kuptojë se titullari është ai. Kurrë nuk kam menduar t’i rrëmbej vendin, marrëdhënia jonë është e shkëlqyer. Besoj se që nga transferta e ardhshme në Benevento do të kthehet në skuadër, por duhet të kuptojë, falë moshës së tij të re dhe kampionatit të mirë që ka bërë deri tani, që të mos nxitojë, pasi kjo nuk mund të jetë zgjedhja më e mirë” përfundoi portieri i dytë i Novarës.
#