Maradona, elozhe Mesit dhe Murinjos
Maradona përkëdhel Leo Mesin. Rreth sulmuesit 22-vjeçar, “Pibe de Oro” tha: “Leo Mesi ndodhet në rrugën e duhur për të qenë më i miri në botë. Unë bëra karrierën time, tani është Leo që duhet të bëjë të tijën… në fund do të shohim se cili do të cilësohet si më i miri i të gjitha kohërave. Mesi ka shumë dëshirë që të bëhet i tillë”. Trajneri i Argjentinës shpreson që Mesi të jetë po aq spektakolar në Botërorin 2010 sa edhe te Barcelona: “Natyrisht që do të jem i lumtur nëse Leo fiton Kupën e Botës. Nëse ai bëhet lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, do të kënaqem pasi Mesi është argjentinas dhe do të përfundojë edhe polemika Maradona-Pele”. Në intervistën për “Radio Metro”, ai vlerësoi edhe trajnerin e Interit, Zhoze Murinjo, të cilin e cilësoi si më të mirin në botë: “është i kompletuar, ai është shefi dhe për këtë arsye e zgjedh. Por, më pëlqen shumë edhe Pep Guardiola”.
#