E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres: Nuk kam pritur rënie të Liverpooli-t

Sulmuesi spanjoll Fernando Torres thotë se rënia e Liverpoolit këtë sezon e ka befasuar atë.

I gjendur në vendin e tetë, tetë pikë prapa pvendit të katërt ku gjendet Aston Villa, ky është një prej sezoneve më të dobëta të Liverpoolit.

"Ne japim më të mirën por vazhdojmë të humbasin në të gjitha ndeshjet dhe nuk ka mënyrë për të zgjidhur problemin. është e qartë se nuk e kam pritur këtë, pasi këtë sezon ne menduam se do të garojmë për gjithçka, si gjithmonë".

"çdo vit Liverpooli do të përpiqet të fitojë çdo trofe, pavarësisht prej rrethanave. Por unë nuk e prita të jemi jashtë gare në këtë shkallë të sezonit", ka thënë Torres.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›