Pandev-Inter, gjithnjë e më afër
“Shpresoj të luaj së shpejti. Kam katër muaj që Lotito më trajton si një hiç. Gjatë kësaj kohe jam stërvitur vetëm. Ai është gënjeshtar”. Këto janë fjalët e sulmuesit ballkanas në përfundim të procesit të djeshëm, i cili i dha të drejtën atij të prishë që në janar kontratën me klubin kryeqytetas.Në seancën e djeshme, Pandev shoqërohej nga avokati dhe si dëshmitarë kishte De Silvestrin dhe Boneton, ndërkohë që Lotito, përveç avokatit, shoqërohej edhe nga trajneri Balardini dhe menaxheri i skuadrës, Manzini.Tashmë 26-vjeçari e ka rrugën e hapur për t’u transferuar në një ekip ku mund të luajë. Në “pole-position” është Interi, që është vënë prej kohësh në gjurmët e tij. Megjithatë, edhe Juventusi e Milani janë gati të përfitojnë nga kjo situatë.