E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidan për goditjen ndaj Materacit: Faleminderit moviolë!

Zidan doli me karton të kuq nga ajo finale, pasi gjyqtari kryesor u këshillua me asistentin e katërt, i cili e pa gjithë skenën të përsëritur në monitor. Sipas ish-lojtarit të Realit, përdorimi i moviolës, edhe pse ishte kundër tij, është i drejtë në raste të tilla.“Më mirë që shkoi kështu – tha Zizu në një intervistë për “France Football” -. Më mirë që Bufoni lajmëroi gjyqtarin për të parë atë që bëra, sepse nuk ishte e këndshme”.Për ish-mesfushorin francez, edhe rezultati i finales (1-1 koha e rregullt, 5-4 me penallti për italianët) ishte i drejtë. “Sinqerisht, nuk e di si do jetoja me këtë peshë në ndërgjegje, nëse Franca do të ishte shpallur Kampione e Botës dhe unë do të isha në fushë. Do të ndihesha keq, kjo është e sigurt. Mbi të gjitha, sepse ky do të ishte imazhi im i fundit si lojtar”, shtoi ai.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›