E Shtunë, 31 Tetor 2026

Henry, më i paguari në MLS

Sulmuesi i New York Red Bulls, Thierry Henry është futbollisti më i paguar në Major League Soccer (ligë e futbollit amerikano-kanadeze), para Rafael Marquezit dhe David Beckhamit.

Golashënuesi më i mirë në histori të Arsenalit dhe Francës, përfshirë bonuset, përfiton 5.6 milionë dollarë amerikanë në vit.

I dyti gjendet bashkëlojtari i tij, mbrojtësi Marquez me 4.6 milionë dollarë. Kurse në pozitën e tretë është ylli i Los Angeles Galaxy, Beckham me 4 milionë dollarë në vit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›