E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres gjen parajsën në Angli



Fernando Torres ka gjetur parajsën financiare në Angli. Ylli spanjoll pritet të përfitojë një shumë të majme. “The Sun” raporton se Liverpuli është gati t’i ofrojë golashënuesit më të mirë të tij në sezonin që sapo përfundoi edhe një shtesë prej 800 mijë sterlinash, ose 1 milionë euro më shumë pagë vjetore. Vetëm disa ditë më parë, Çelsi kishte ofruar 50 milionë euro për të sjellë lojtarin pranë oborit të Roman Abramoviç.
BENZEMA - Barcelona nuk i ka humbur shpresat për blerjen e mesfushorit të Lionit, Karim Benzema, edhe pse kampioni francez dëshiron ta ketë në gjirin e tij edhe për një sezon tjetër. Gjithsesi, në fuqi qëndron edhe pista Adebayor, edhe pse skuadra spanjolle ende nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare në drejtim të Arsenalit.
EMRE - Shtypi turk bëri të ditur se Fenerbahçe ka arritur një marrëveshje për të blerë nga Neëcastle, ish-lojtarin e Interit, Emre Belozoglu. Transferimi i mesfushorit të Kombëtares turke do të kushtojë rreth 5 milionë euro.
PERRIN -Alain Perrin nuk do të jetë më trajneri i Olimpikut të Lionit, edhe pse tekniku i dha titullin e shtatë rresht skaudrës franceze. Presidenti Jean-Michel Aulas vendosi të ndryshojë faqe, me sunimin për të fituar një kompeticion të madh. Në pankinë mund të ulet nga kandidatët Laurent Blanc, Didier Deschamps, Ëanderlei Luxemburgo e Felipe Scolari. Olimpiku i Marsejës, ku kapiten është Lorik Cana, është i vetmi klub francez që ka fituar Ligën e Kampioneve.

David Bekam, në listë për shirit

David Bekam mund të jetë rimarrë shiritin e kapitenit të Anglisë pas dy vjetësh. Tabloidët britanikë bënë të ditur se mesfushori i Los Angeles Galaxy është në listë për të marrë shiritin në ndeshjen miqësore kundër Trinidad e Tobago. Trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo po zbaton poltikën e rotacionit për fashën e kapitenit në skuadrën e “Tre luanëve”: Stiven Xherard ishte për ndeshjen kundër Zvicrës, Rio Ferdinand kundër Francës dhe Xhon Terri kundër Shteteve të Bashkuara.

2 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›