E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Ligës në Angli, Aston Vila pranë finales

Aston Vila ka hedhur nje hap përpara drejt finales ne Kupen e Liges se Anglise, pasi ka fituar ne ndeshjen e vajtjes 1-0 ne fushen e Blacburn. Nje gol i James Milner i ka dhuruar nje sukses te rendesishem skuadres se drejtuar nga O’Neal, e cila eshte shume prane finales qe do te zhvillohet muajin e ardhshem ne stadiumin legjendar “Wembley”. Milner ishte iniciatori i nje kundërsulmi te shpejte ne minuten e 23-te te pjeses se pare dhe pas nje kombinimi te sakte me mbrojtësin spanjoll Carlos Cuellar do te mposhte portierin Brad Guzan, duke kaluar Aston Vilen ne avantazh.

Reagimi i vendasve ne pjesen e pare do te ishte i dobet, nderkohe qe ne
fraksionin e dyte futbollistet e Blackburn do te ishin me kërkues dhe do
t’i shkonin shume prane golit te barazimit. Nikola Kalinic do te ishte i
pafat ne dy tentativat e tij ne fillim me koke dhe me pas me nje
goditje te forte, por nuk do te arrinte te dergonte topin ne rrjete. Ne
fund Aston Vila do te merrte maksimumin dhe kjo fitore ia ben punen me
te lehte skuadres se drejtuar nga O’Neal, qe ndeshjen e kthimit do ta
luaje ne fushen e saj.

Skuadra qe do te kualifikohet nga kjo ndeshje do
te luaje ne finalen e 50-te te Kupes se Liges ne Angli, kunder nje prej
skuadrave te Manchesterit, Unite dhe City qe do te perballen mes tyre
javen e ardhshme.

Nertan Prifti

Azhornuar së fundi ( e premte , 15 janar 2010 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›