E Shtunë, 31 Tetor 2026

United shton interesimin për Rolandon

Kampioni i Premier Ligës, Manchester United, është i gatshëm të ofrojë 18 milionë paund për mbrojtësin e Portos, Rolando.

Djajtë e Kuq kanë pasur probleme në mbrojtje këtë sezon, me dëmtime shumë të shpeshta të lojtarëve të këtij repart.

Mbrojtësi i Portos, Rolando, është një prej lojtarëve më me perspektivë në botën e futbollit, por klubi portugez nuk do të dorëzohet lehtë nga ai.

Ferguson është i gatshëm të paguajë 18 milionë paund, por Porto e vlerëson lojtarin e tyre me dhjetëra miliona më shumë se sa oferta e United.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›