E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gattuso: Vetëbesimi është kthyer te Milani

Mesfushori italian Gennaro Gattuso thotë po kalon momente të mira dhe se në kampin e Milanit ka një ngritje të vetëbesimit pas rezultateve të fundit.

"Jam i kënaqur me këtë që jetoj tani. Problemet kanë kaluar dhe përfundimisht jam duke u stërvitur me vazhdimësi. Madje kam arritur të luaj dy ndeshje brenda katër ditësh", thotë Gattuso.

"Jam i lumtur për momentin pozitiv që ekipi po kalon.
"Mentaliteti jonë po ndryshon. Kur ne dalim në fushë, kemi më shumë vetëbesim dhe e shihni sigurinë në vetë lojtarët. Kemi më pak frikë", ka shtuar italiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›