E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi shume i forte kampionati ka perfunduar

Zikaltrit dominojne dhe me pas vijne te tjeret le te bejme llogarite e interisteve Kater javet e para risjellin tablone e sezonit te kaluar

Murinjo eshte sigurisht nje provokator por loja e Interit te ketyre ndeshjeve te fundit eshte shume vite larg atij Interi difensiv dhe qe bazonte gjithcka ne kundersulme te te meparshmit trajner portugez i cili ka fituar gjithcka dhe e ka cuar skuadren ne catine e Europes 45 vite pas heres se fundit. Pas nje fillimi te veshtire te sezonit zikaltrit tashme duken se kane asimiluar udhezimet teknike te trajnerit spanjoll i cili po shkelqen ne krahasim me kritikat qe i jane bere pak jave me pare. Interi eshte tashme ne krye te kampionatit te Serise A dhe distanca nga rivalet -5 ndaj Milanit dhe -8 ndaj Romes jane shume domethenese. Kjo eshte nje e dhene qe nuk ka se si te mos te te beje te reflektosh. Me ardhjen e Benitezit kamerunasi ka kerkuar ndryshimin e pozicionit. Deshironte te rikthehej te ishte vendimtar dhe jo vetem ne levizjet qe cajne mbrojtjen kundershtare por edhe mbi te gjitha ne shenimin e golave. Dhe rezultatet i japin te drejte gjashte gola ne gjashte ndeshje te luajtura deri tani jane nje mesatare per goleador race. Ne lidhje me golat ata vlejne vetem kur jane mbi 30 me pak eshte e kote ia ka vene ai kufirin vetes si ne kohen kur luante per Barcelonen. Dhe nese Etoose makine golash i shton edhe Militon fenomenin e vitit te kaluar me ne fund edhe argjentinasi eshte zhbllokuar me dopieten kunder Barit atehere per Interin duket se po merr forme nje tjeter sezon endrrash. Pandev ka rikuperuar ne kohe rekord dhe edhe pse nuk eshte nje sulmues qe shenon shume gjithsesi eshte shume i nevojshem per ekuilibrin e skuadres. Me te Benitezi mund ti lejoje vetes te sulmoje pa u zbuluar shume dhe ti jape ne te njejten kohe skuadra te jete me solide. Santon i cili eshte zhdukur pas sezonit te tripletes eshte rikuperuar tashme dhe ka shume deshire te rikthehet per te bere futbollistin e edicioneve te kaluara. Zaneti i cili eshte demtuar pas 5 vjetesh nga hera e fundit do te mungoje per nje jave me pas do te jete serish kapiteni i pazevendesueshem i te gjitha koherave. Edhe Tiago Mota per te cilin Benitez ka projekte te rendesishme eshte rikthimi i ardhshem. Nese Interi vazhdon te ece keshtu edhe pse ende nuk i eshte kompletuar organika ne dispozicion te trajnerit te tij ndoshta eshte me mire per kundershtaret te evitojne te mendojne se cfare mundte beje Benitez kur do te kete ne dispozicion te gjithe grupin e futbollisteve. Prej disa kohesh nje Inter i forte i viteve te fundit eshte ndihmuar edhe nga kundershtaret te cilet bejne loje me hope Roma eshte ne krize te plote identiteti ndersa Milani i cili po kerkon nje identitet vazhdon te deshtoje ne lojen kolektive te fenomeneve qe Berluskoni i ka dhuruar Alegrit. Pastaj Juve eshte ne kantier ne ndertim mbrojtja po punon mire por pjesa tjeter e skuadres eshte ende per tu verifikuar. Gjithsesi Interi duket se qe tani ka nisur arratisjen nga ndjekesit me te afert por edhe nga ata me potencialet te cilet per momentin renditen jo shume lart ne tabelen e klasifikimit. Titulli i gjashte radhazi duket nje gje shume e mundshme per tu realizuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›