E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres operon gjurin

Fernando Torres do të mungojë në vazhdim të sezonit për Liverpoolin, pasi ka operuar gjurin, por mund të kthehet me kohë për t’u paraqitur për Spanjën në Kampionatin botëror në qershor.

“Periudha e rehabilitimit nga një lëndim i këtillë është rreth gjashtë javë”, tha një zëdhënës i Liverpoolit.

Gjendja e Torresit do të përcillet me kujdes nga selektori i Spanjës, Vicente del Bosque, ekipi i të cilit ndeshjen e parë në Kampionatin botëror e zhvillon kundër Zvicrës, më 16 qershor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›