I gatshëm për Kosovën

Emir Bajrami është protagonist absolut i Suedisë U21, ndërsa vjeshtën e kaluar është ftuar edhe në ekipin e parë të përfaqësueses së Suedisë nga selektori Erik Hamren, në turneun e Omanit.
Por, edhe pse nuk është ftuar në ndeshjen e fundit të Suedisë kundër Uellsit, mesfushori ofanziv nuk është i zhgënjyer. Sepse, Bajrami ka synime tjera: ai dëshiron që në të ardhmen të luajë për përfaqësuesen e Kosovës.
“Nuk jam i brengosur pse Suedia nuk më ftoi në ndeshjen me Uellsin. Unë kam marrë një ftesë nga Kombëtarja shqiptare, por e kam refuzuar. Nëse do të duhej ta ndërroja ekipin, këtë do ta bëja për Kosovën, që është vendi im. Por, Kosova nuk është e pranuar ende nga FIFA”, tha futbollisti i Elfsborg për uebfaqen suedeze, expressen.se.
Bajrami ka debutuar në elitën e futbollit suedez në vitin 2006. Por, futbollisti kosovar tash synon që ta vazhdojë karrierën profesioniste jashtë vendit. “Barcelona do të ishte një ëndërr”, thotë ai, që shton se është duke e lexuar lojën e Messi. “Por, nuk është e lehtë të imitohet gjithmonë”, vazhdoi Bajrami.
Prishtinasi tregon se po të mos merrej me futboll, do të merrej me bujqësi. “Futbolli profesionit ishte e vetmja punë që e doja. Po të mos e kisha besimin tim, do të shkoja në shtëpi në Koping dhe do t’i kultivoja patatet”, pohoi ai. Bajrami është mjaft i rëndësishëm edhe për bashkëlojtarët, pa të cilin atmosfera është e zymtë në zhveshtoren e klubit.
22 vjeçari së fundmi e ka bërë tatuazhin e dytë, duke e shënuar mbiemrin e tij në bicepsin e dorës së djathtë. Më parë, ai në pjesën e poshtme të krahut e kishte bërë një tatuazh me flamurin shqiptar. “Pjesa më e madhe e njerëzve e dinë se unë nuk i kam harruar të parët e mi. Unë jam dhe do të jem gjithmonë shqiptar i Kosovës. Unë jam lindur atje”, tha Bajrami.
Ai kërkon që Elfsborg t’u rikthehet fitoreve. Ai mendon se ka ardhur koha që të shënojë gol edhe pse roli i tij është që të dhurojë asistime. “Unë nuk e shoh veten si golashënues, por t’i furnizoj lojtarët me topa. 6-7 gola në sezon mund të ishin të mjaftueshëm për mua”, nënvizoi ai.
Bajrami është bërë objektiv i disa skuadrave evropiane, ndër to edhe Sporting Lisbona. Mirëpo, ai nuk dëshiron të flasë shumë për këtë punë, pa pasur diçka konkrete.