E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres s’ mund të shënojë gola

Fernando Torres ka pranuar se “nuk mund të shënojë” për Chelsean, më tepër se një vit pas transferimit të tij nga Liverpool me vlerë prej 50 milionë funtesh.

Sulmuesi spanjoll ka realizuar vetëm tri herë në 34 paraqitje në Premierligë.

“Të jem i sinqertë, pas një viti kam pritur që gjërat të jenë më mirë se që janë tani. Është situatë e vështirë sepse jam i lumtur në jetën time. Më pëlqen klubi dhe jam i lumtur që jam i përfshirë në të. Por, në fushë jemi duke kaluar një periudhë të vështirë sepse nuk po gjejmë rezultatet e nevojshme” deklaroi Torres për ESPN.

“Personalisht duhet të përmirësohem. Gjatë kohës time në Liverpool kishte ndeshje ku nuk luaja mirë por sa herë që prekja topin, shënoja. Është ndjenjë e çuditshme tani sepse ndihem më mirë se kurrë më parë në aspektin fizik. Por, nuk jam duke gjetur rastet, e edhe kur më ofrohen ato, nuk mund të shënojë” shtoi ai.

Pavarësisht 12 muajve të deritashëm të vështirë në Chelsea, Torres insiston se do të qëndrojë në klub. “E tashmja dhe e ardhmja ime janë këtu” përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›