E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres:Dua Arsenali të jetë kampion

Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, thotë se ai dëshiron që Arsenali të fitojë titullin e Premier Ligës këtë sezon. Para fillimit të sezonit të gjithë pritnin që Liverpooli të luftojë për kreun e tabelës, por të kuqtë tani janë duke pasur vështirësi të arrijnë edhe te pozita e katërt. Arsenali në anën tjetër mbetet në garë për titullin e Ligës, duke qëndruar tre pikë prapa liderit, Chelseat, dhe një prapa Manchester United. "Dua që Arsenali të jetë kampion. Ata kanë një renditje më të lehtë se dy ekipet lidere. Wenger e meriton titullin dhe një mirënjohje për punën e tij gjatë disa viteve të fundit", ka thënë Torres për Canal +

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›