E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pique: Guardiola më dha gjithçka

Sipas të përditshmes Sport, Gerrard Pique ka lansuar një libër të titulluar "Ndeshjet kthyese dhe ato si mysafir", në të cilin ai flet për ëndrrën e tij fëmijërore për të luajtur një ditë për Barcelonën, gjë për të cilën e falënderon Pep Guardiolan.
Pique erdhi në Barcelona falë insistimit të Pep Guardiolas, ndërkohë që ai ishte vetëm zgjedhja e dytë e Fergusonit te Manchester United.
"Në aspektin futbollistik, Guardiola më dha gjithçka. Unë e kam ditur se nuk është normale të kthehesh dhe të luash për Barcelonën kur e di se nuk ke pasur mjaft minutazh tek United. Unë i jam mirënjohës atij", thotë Pique.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›