E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiger Woods rikthehet në fushën e golfit

Tiger Woods do të rikthehet në fushën e golfit më datën 8 prill. Lajmi është bërë publik nga vetë kampioni i golfit në një konferencë për shtyp. Në fjalën e tij Woods ka shprehur kënaqësinë që po i rikthehet sërish golfit duke shtuar se falenderon familjen që e ka përkrahur dhe fansat që e kanë mbështetur.
"Ajo që kam bërë është një gjë negative dhe dëmtova veten dhe familjen time" theksoi Woods duke shtuar se ndihet fajtor për të gjitha gjërat që ka bërë.
Kampioni i golfit Tiger Woods do të rikthehet në fushën e golfit pas 5 muajsh largim pas publikimit të skandalit seksual për të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›