E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brus: Pse e tërhoqa Lorik Canën

www.albania-sport.com - Trajneri i Sanderlendit, Stiv Brus, shpjegoi për mediat britanike arsyen se përse kapiteni i ekipit, Lorik Cana, mungoi në fitoren 3-1 të “maceve të zeza” kundër Totenhemin. Ndërkombëtari shqiptar ishte shkruar për të qenë në ndeshjen e së shtunës në bankinë, por kur ndeshja filloi nuk kishtë asnjë gjurmë të kapitenit, pasi ai ishte zëvendësuar me të riun Majkëll Lidëll. Cana ishte parë të shkonte të fizioterapisti i klubit për shkak të një dëmtimi, por këmbënguli të stërvitej në mesjavë, teksa problemi qëndroi edhe gjatë nxehjes para ndeshjes. Trajneri Stiv Brus nuk dëshirontë të rrezikonte për ta bërë dëmtimin më të rëndë dhe të humbte kapitenin e tij duke përfshirë Canën në ndeshje, teksa me një vendim i minutës së fundit tërhoqi mesfushorin.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 05 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›