Tortë në surrat drejtores së revistës Vogue
05/03/2005 Befasi në sfilatën e Parisit
Një tortë në surrat gazetares më të fuqishme në botë të modës. Në sfilatata e Parisit mund të ndodhin edhe gjëra të këtij lloji. Protagoniste dhe viktimë ka qenë Anna Wintour, drejtoresha e Vogue America, e cila e ka marrë këtë nderim të pakëndshëm nga një vajzë e cila menjëherë ia ka mbathur nga syt ëkëmbët. Ndërkohë që pas krahëve të saj, bashkëpunëtorët e Wintour mundoheshin ta mbulonin. Natyrisht, me një copë peliçeje...
Sipari i çuditshëm, që ka hapur ditën e pestë të sfilatave pariziene, ka ndodhur në ambientet e Carrousel të Luvrit. E përpiktë dhe e përsosur si përherë, Anna Wintour u paraqit për të parë sfilatën e Chanel. Papritur, nuk dihet si e qysh, vrapoi një vajzë me tortë në dorë. Sa u bë gati të merrte shënjestër dhe... ëmbëlsira përfundoi drejt e në fytyrën e drejtores së fuqishme të revistës Vogue America.
Kaq treguan dëshmitarët e pranishëm, duke shtuar se atentatorja u largua menjëherë, ndërsa gazetaren po e pastronin bashkëpunëtorët e saj me një copë peliçeje. Pas disa minutash, drejtoresha ishte ulur sërish në radhën e parë të karrigeve, e përsosur si gjithnjë, pa asnjë shenjë dhune të pësuar.
"E kam harruar tashmë atë ngjarje dhe nuk dua të shtoj asgjë", ka deklaruar ajo. Tek e fundit, ajo tashmë po mësohet me këto të papritura. Disa muaj më parë, ajo ka qenë shënjeshtër e një animalisti amerikan të zemëruar. Në atë rast, atë e gjuajtën me një copë mishi...