E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tortura e tregtarit per te marre veturen e bllokuar

Ma moren ne nje vend qe s ka tabele karoatreci ndersa ne polici nuk me njihnin faturen e pageses se bankes


Vetura e tij qendroi vetem 13 ore ne piken e bllokimit por u detyrua te paguante per dy dite


TIRANE- Fatmir Elezi eshte pronar i nje autoveture te markes Ford Fiesta me ngjyre gri qe si shume te tjere ndjek rrugetimin per te marre serish automjetin e bllokuar nga policia te cilin i biri e kishte parkuar ne nje vend parkimi ne te cilin nuk kishte asnje tabele ku thuhej se ne kete rruge policia mund te ta marre mjetin tend apo ta terhqee me karoatrec.


Ai tha se te enjten pasdite vone i biri e kishte parkuar autoveturen ne unazen e vogel te Tirane ne nje drejtim me nje sens levizjeje. Sipas tij i biri kishte shkuar per te takuar nje mikun e tij per nje pune personale. Sapo ishte kthyer kishte pare se mjeti i tij nuk ndodhej aty.


Fillimisht kishte menduar se automjetin ia kishin vjedhur por pas interesimit ne policine rrugore ai kishte mesuar se mjeti i tij ne fakt nuk ishte vjedhur por se policia e kishte hequr me karoatrec nga vendi ku ishte parkuar. Mjeti ishte derguar ne piken e bllokimit te automjeteve te Policise se Shtetit ne Unazen e re. Elezi pranoi te rrefente ate qe sipas tij e quan torture te nje njeriu per te rimarre pronen e tij.


Z. Elezi per se jeni ketu


Me ka bllokuar policia veturen time. Kam nje veture te markes Ford te cilin e perdor per te levizur neper Tirane pasi kam nje biznes te vogel perdesh dhe mjetin e kam te domosdoshem per te ndjekur punen time gjate dites.


Jeni ne dijeni te faktit se perse jua kane bllokuar dhe si


Ka ndodhur mbreme te enjten e javes se kaluar. Une isha ne dyqan ndersa veturen e kishte djali im. Kishte dale per te takuar nje mik te tijin per nje pune. Ishte pasdite kur shkoi te takonte ne qender te Tiranes prane nje hoteli aty.


Pasi parkoi veturen ne rrugen Urani Pano shkoi te takonte njeriun me te cilin kishte lene takim. Me sa me tha nuk kishte qendruar me teper se 10 minuta dhe kishte dale per te marre veturen. Nuk e kishte pare aty dhe fillimisht ishte trembur sepse po mendonte se ia kishin vjedhur apo se kishte harruar vendin ku e kishte lene.


Pasi kerkoi mire u interesua ne polici dhe atje i thane se veturen ia kishte marre policia me karoatec dhe ajo ndodhej ne piken e bllokimit te automjeteve ne Unaze te Re.


Mjetin e kishin marre besoj se ai ishte parkuar gabimisht aty


Shiko si eshte puna. Nga sa di une mjeti nuk mund te bllokohet apo te terhiqet me karoatrec ne nje vend ku nuk ka nje tabele ku sqarohet kjo gje. Ne Kodin Rrugor thuhet se per raste te tilla te parkimeve ne vende te pa lejuara vendoset nje gjobe sipas rastit dhe ajo argumentohet me faktin se mjeti eshte parkuar ne nje vend te pa lejuar.


Kjo nuk do te thote se mjeti mund te merret nga policia dhe te transportohet ne nje vend ku thuajse duket e pamundur te merret. Me duket e pavend qe mjeti te ngrihet dhe te transportohet ne kete menyre.


Pse e pamundur


Une banoj ne krahun tjeter te Tiranes. Mbreme isha pa veture. Sot ne mengjes u ngrita erdha ketu pasi pagova taksi dhe mora dokumentet. Duke qene se kisha pak kohe dhe smund te prisja shume mora fleten e gjobes dhe dokumentet e vetures dhe shkova ne nje dege te nje banke me te cilen ka marreveshje policia per pagimin e gjobave. Pasi pagova gjoben u nisa ne drejtim te Policise Rrugore ne Kinostudio per te marre procesverbalin e zhbllokimit te mjetit.


Dhe me e cuditshmja ishte se ne sportelin e policise rrugore me thane se pranonin vetem fatura pagesash nga Posta e Shqiperise. Me duket pa vend nje fakt i tille pasi une kam bere pagesen ne nje banke ku policia ka marreveshje pse duhet une detyrimisht ta paguaj ne poste qe te ma njohin ne sportel kete fature


Si e zgjidhet


Pas pak kohe qendrimi atje me adresuan ne zyren e finances. Ajo me hodhi nje firme dhe e dergova tek sporteli. Atje pastaj mora dhe proces- verbalin e zhbllokimit te mjetit. Pasi bera kete pune u nisa edhe nje here per ketu per te marre veturen time dhe tani me ne fund arrita te marr mjetin.


E gjithe kjo mund te ishte zgjidhur se paku me nje sportel ketu prane pikes se bllokimit dhe nje polic qe te mbante proces-verbalet e zhbllokimit. Pse duhet qe une te torturohem per te marre mjetin tim edhe nese ai eshte bllokuar sipas ligjit.


Sa leke paguat


Pagova leket e gjobes nje mije leke te reja. Pagova edhe 4 mije leke karoatrecin. Pervec kesaj pagova edhe dy dite qendrimi te vetures time ne parkim ketu nje mije leke te reja bashke me nje pagese tjeter. Ne total pagova 62 mije leke. Pra une pagova per veturen time per dy dite nder kohe qe ajo nuk ka kaluar as 24 ore qendrim ne kete pike bllokimi. Kjo me duket abuzive.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›