E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga mbyllet hetimi per emigrantin trafikant

Gentian Rushani rezident ne Greqi u arrestua ne tetor te ketij viti me 1.4 kg heroine ne Kapshtice


TIRAN- Mbyllen hetimet dhe dorezohet per gjykim prane togave te zeza dosja penale ne ngarkim te 34- vjecarit Gentian Rushani i arrestuar ne fund te tetorit ne pike kalimin kufitar te Kapshtices me 1 kg heroine te mbeshtjelle ne trup.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Prokurorise per Krime te Renda ne kryeqytet ku prokurori i ceshtjes Ardian Nezha per te provuar akuzen e trafikimit te lendeve narkotike ndaj te pandehurit 34- vjecar do te therrase per te pyetur me cilesine e deshmitareve te akuzes gjashte persona.


Sipas kerkeses per gjykim me nr.104 te perpiluar nga prokurori Nezha i pandehuri Rushani per transportimin e 1 kg heroine nga Korca ne Selanik te Greqise do te perfitonte shumen prej 200 euro.


Nga hetimet gati dymujore eshte arritur te provohet se me date 29 tetor 2010 ne oren 1450 nga ana e efektiveve te policise ne pike kalimin kufitar te Kapshtices eshte ushtruar kontroll ne autobusin e linjes Tirane - Selanik me targa KO 8838 B.


Ne sediljen e fundit te ketij autobusi eshte kontrolluar shtetasi Gentjan Rushani i pajisur me vize shengen 6 mujore te dhene nga Konsullata Greke ne qytetin e Korces.


Gjate kontrollit fizik ndaj te pandehurit Rushani ka rezultuar se poshte rrobave ne pjesen e barkut 34- vjecari mbante te lidhur ne formen e nje brezi me nje corap femrash ngjyre te zeze dy pako ne forme drejtkendeshi te mbeshtjella me natriban ngjyre kafe. Brenda ketyre dy pakove kishte pluhur ngjyre kafe i ngjashem me heroinen i cili ishte destinuar per tu trafikuar ne Greqi-thuhet ne dosje ku pas sekuestrimit dhe peshimit rezulton se ishte heroine e sasise 1 kg e 8 grame.


Pas arrestimit sipas kerkeses per gjykim policia ka ushtruar kontroll ne banesen e te pandehurit ku jane gjetur dhe sekuestruar me cilesine e proves materiale nje qese dhe tre pako te vogla me sasi prej 1 kg e 405 grame pluhur i bardhe qe rezultoi se nuk ka permbajtje te lendes narkotike.


I pyetur ne cilesine e personit rreth te cilit zhvillohen hetimet i pandehuri Gentjan Rushani deklaron se sasine e lendes narkotike ia kishte dhene nje person me te cilin ish takuar tek nje lokal i njohur ne Korce.


Ky person ende i pa identifikuar i ka kerkuar qe sasine e droges tia dergonte ne Selanik te Greqise ne kembim te nje shume prej 200 Euro per rrugen qe i pandehuri te bente-thuhet ne kerkesen per gjykim.


Sipas dosjes personi qe ia kishte dorezuar pakon te pandehurit 34- vjecar kishte nje makine Opel Corsa ngjyre vishnje targat e se ciles nuk i kujtonte. Personi qe i kishte dhene drogen per ta derguar ne Greqi i kishte dhene te pandehurit edhe nje numer telefoni Grek per te kontaktuar me pritesin e droges sapo te mberrinte ne Selanik.


Nga hetimet rezultoi se numrin grek i pandehuri e kishte te regjistruar edhe ne telefonin e tij personal ne emer te shtetasit me inicialet Z.C.-thuhet ne dosjen e vecuar per te identifikuar pronarin dhe pritesin e kesaj sasie droge qe do shkonte ne Selanik te Greqise. I pandehuri 34 vjecar pritet te gjykohet nga Gjykata per Krime te Renda ne kryeqytet per akuzen e Trafikimit te narkotikeve ne bashkepunim por te mbetur ne tentative.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›