Kapllani mallkon veten Nuk do ti harroj kurre 90 minutat ne Frankfurt
Paderborni i Edmond Kapllanit eshte mundur 2-0 ne shtepine e FSV Frankfurtit kete fundjave futbollistike te Bundesliges II dhe tashme renditen ne gjysmen e dyte te tabeles ne vendin e 12 ne kuoten e 10 pikeve pas 10 ndeshjeve vetem dy pike larg zones se ftohte te renies nga kategoria. Por humbja nuk eshte gelltitur dot nga sulmuesi shqiptar i cili eshte shfaqur shume i zhgenjyer per rezultatin por mbi te gjitha per paraqitjen personale. Sipas kronikes se ndeshjes Kapllani ka pasur raste te shumta per te cuar topin ne rrjete por ne asnjerin prej tyre nuk ka mundur te tregohet i sakte. Ai ka demonstruar veshtiresi ne kontrollin e pasave qe ka marre nga shoket e ekipit ku disa prej tyre kane qene te forte. Nje gje e tille sot mund te duket dhe te pershkruhet si te duash. Por mendoj se kam humbur raste te mire per te shenuar gola te thjeshte ka sqaruar kavajasi i cili i ka bere vetes nje dush te ftohte. Ne karrieren e tij ka luajtur shume e shume ndeshje. 90 minutat e takimit ndaj Frankfurtit nuk do ti harroj kurre ne jeten time shprehet i zhgenjyer Kapllani ne lidhje me mungesen e theksuar te fatit para portes. Rastin e tij me te mire e ka pasur ne minuten e 54 kur Klandt depertoi ne krah i dha nje kros te mire shqiptarit i cili kishte gjithe hapesiren dhe kohen e duhur per te kontrolluar dhe me pas per te tentuar per te shenuar golin por ai provoi me te veshtiren me nje gjuajtje direkte duke mos gjetur rrjeten edhe pse porta ishte bosh. Paraqitjet e tij gjate ketij sezoni me Paderbornin kane qene te mira. Ne 10 ndeshje ka shenuar 4 gola. Nuk kam luajtur kurre kaq keq por te shkuara te harruara edhe nese inati na mban gjate kjo nuk sjell asgje te mire shtoi me pas ai. Ndeshjet e radhes jane kunder Hertes se Berlinit kryesueses se padiskutueshme ne Energieteam-Arena por ne kemi treguar shpesh se dime te luajme mire pohon Kapllani. Pas humbjes se hidhur ne Frankfurt ata do te luajne ne shtepi nje ndeshje jo te lehte. Presioni para tifozeve te tyre do te jete i madh dhe kane per detyre qe te harrohet paraqitja e dobet e kesaj fundjave. Nuk eshte e thene qe duhet te kemi sukses gjithnje por duhet te fitojme te pakten ndeshjet ne shtepi shprehet kosovari i Paderbornit Enis Alushi.