E Enjte, 5 Nëntor 2026

Totenhem mendon blerjen e Kulusevskit

Dejan Kulusevski është duke lënë gjurmë tek Totenhemi, aq sa klubi i Premier Ligë është duke vlerësuar seriozisht mundësinë e blerjes së tij në këtë merkato verore. Aq më shumë që Juventus mesfushorin suedez e ka dhënë me huazim janarin e kaluar tek Totenhemi. “The Guardian” ka zbuluar që skuadra e drejtuar nga Antonio Konte do të mund ta marrë ish-mesfushorin e Parmës duke shpenzuar 30 milion euro. Gjatë hapësirës së merkatos dimërore, Totenhem ka paguar 10 milion euro për ta marrë lojtarin me huazim deri në qershor 2023.

Por tani, duke parë edhe rezultatet, plani i Totenhemit është ai i transformimit nga transferim momental në transferim të plotë. Dhe në bazë të informacioneve që “The Guardian” ka objektivi do të jetë i arritshëm duke investuar të paktën 30 milion euro. Një opsion që do të mbetet i vlefshëm deri në përfundim të huazimit me shpresën që nuk do të përfshihet në lojë klauzola e dytë, ajo e blerjes së detyrueshme në shumën 35 milion euro.

E gjitha në fuqi me dy kushte: E para që Kulusevski të luajë në 50 përqind të ndeshjeve me klubin e Premier Ligë, të paktën për 45 minuta, dhe e dyta që Totenhemi të kualifikohet për në Ligën e Kampioneve. Situatë e favorshme për lojtarin që nga momenti që në Londër me Konten ka gjetur vetveten dhe, për më tepër, trajneri e kishte kërkuar ardhjen e tij që kur ishte në krye të Interit.

Fabio Paratiçi, në eksperiencën e tij të mëparshme si drejtuesi i bardhezinjve, e kishte sjellë Kulusevskin tek Juventus nga Atalanta në shumë 35 milion euro. Kjo më 2020, duke shtuar dhe 9 milion euro bonuse. Dhe që atëherë ishte i sigurtë që lojtari do ta kishte të ardhmen e tij në Premier Ligë. Atje tanimë është i lumtur, aq sa ka thënë në shumë raste idenë e tij për të vazhduar ta mbajë të veshur fanellën e Totenhemit edhe për sezone të tjerë. Një ide që vetëm e inkurajon atë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›