Kancelari Scholz tha se mbetet i vendosur kundër një bojkoti të importeve të energjisë nga Rusia

Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi ë martën se ai mbetet i vendosur kundër një bojkoti të importeve të energjisë nga Rusia. Scholz tha se sanksionet e vendosura tashmë kundër Rusisë kishin një ndikim të madh, por ekzistonte rreziku që nxitja e tyre mund të kishte pasoja serioze në ekonominë e Evropës. “Duhet të jemi shumë të qartë, kjo çështje mund të zgjasë gjatë. Dhe ne të gjithë duhet ta diskutojmë atë së bashku”, tha ai.
Perëndimit i është kërkuar të vendosë një bojkot gjithëpërfshirës ndaj të gjitha produkteve energjetike ruse për shkak të sulmit ndaj Ukrainës. Kjo është një javë kritike e diplomacisë në krizë, ndërsa presidenti i SHBA-së Joe Biden pritet të marrë pjesë në samitet e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe G7. Përpara këtyre bisedimeve, Scholz përsëriti se qëndrimi i tij për energjinë ruse mbeti i pandryshuar. Ai tha se vendet e tjera në Evropë mbështeten edhe më shumë në naftën dhe gazin rus sesa Gjermania dhe se “askush nuk duhet të lihet jashtë”.