Bashkimi Evropian nuk ka gjasa të vendosë një embargo të naftës ndaj Rusisë

SHBA vendosi të ndalojë importet e këtij produkti në fillim të këtij muaji, por aleatët ndërkombëtarë deri më tani kanë refuzuar ta bëjnë këtë duke pasur parasysh varësinë e tyre nga energjia ruse, njofton CNBS.
Në vitin 2020, importet ruse të naftës përbënin rreth 25% të blerjeve të naftës në BE, sipas zyrës së statistikave të rajonit.
Ngurrimi i BE-së për të ndërmarrë veprime kundër naftës ruse theksoi një rënie të çmimeve të martën në mëngjes.
Kontratat e së ardhmes së Brent ranë me rreth 0.6% në orët e para të tregtimit në 114.96 dollarë për fuçi.