Play Off, 11 skuadra në garë për 3 bileta

11 skuadra në garë për 3 biletat e fundit të Kupës së Botës. Zona europiane nis fazën më delikate të procesit eleminator ku skuadrat e vendeve të dyta do të zbresin në fushë të enjten për sfidat e para play off të 3 grupeve të shortuara në muajin dhjetor. Vëmendja më e madhe është sigurisht në grupin ku ndodhen Italia kampione Europe në fuqi dhe Portugalia. Të kaltërit sfidojnë Maqedoninë e Veriut në Palermo në një ndeshje jo shumë të komplikuar me një sy e vesh nga Lisbona ku Potrugalia pret Turqinë në një sfidë që në letër duket më e ekuilibruar.
Në rast të suksesit të Italisë dhe Portugalisë, ndeshja e fundit do të luhet në Lisbonë por nëse është Turqia që siguron kualifikimin, atëherë të kaltërit do të udhëtonin në Stamboll. Në 6 sfidat e planifikuara për të enjten, 2 nuk do të luhen për shkak të luftës në Ukrainë. Rusia që është prjashtuar nga cdo eveniment ndërkombëtar i ndez dritën jeshile Polonisë të sigurojë kualifikimin në finalen e grupit ku do të presë fituesen e ciftit Suedi-Republike Ceke e planifikuar për t’u zhvilluar në “Friends Arena” të Stokholmit.
Nuk do të zbresë në fushë as Ukraina pasi ndeshja mes vendit në luftë dhe Skocisë është shtyrë për në muajin qershor kur ndoshta edhe situata të jetë qartësuar, ndërsa po në këtë grup, Uellsi dhe Austria do të ndeshen për të caktuar skuadrën tjetër finaliste. Të gjitha sfidat do të luhen në orën 20:45 ndërsa përballjet finale do tyë luhen në datën 29 mars.