E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inzagi, 300 gola si profesionist

Milani fiton 5-1 në fushën e Sienës, por festa e kuqezinjve mori përmasa edhe më të mëdha. Në fakt, me dy golat e realizuar në sfidën kundër toskanëve, Filipo Inzagi arrin kuotën e 300 rrjetave si profesionist. Sulmuesi festoi me një fanellë kuqezi që mbante emrin e tij dhe numrin 300. Në fund të ndeshjes ai tha: "Jam i lumtur porsi një fëmijë, po festoj një arritje e cila më bën të ndihem krenar. Dëshiroj të falënderoj të gjithë shokët e skuadrave ku kam luajtur. Fati është i paparashikueshëm: golin e parë e kam shënuar pikërisht në portën e Sienës, ndërkohë që tani ndaj kësaj skuadre realizova edhe rrjetën e 300-të".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›