E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totenhemi kërkon edhe kupën UEFA

Huande Ramos është në "qiellin e shtatë" pas fitores së "Carling Cup" me Totenhemin kundër Celsit në Angli. Spanjolli 53-vjecar arriti suksesin e tij të parë në ishull me "zambakët e bardhë" dhe tashmë dëshiron të fitojë edhe Kupën UEFA, ku Totenhemi bën pjesë në 16 më të mirat. "Jeta është e ëmbël dhe plot përmbajtje te Spërsat", - tha ish-menaxheri i Seviljes, i lumtur që fitoi trofeun e parë vetëm katër muaj pasi kishte marrë në dorëzim Totenhemin. "Unë jam krenar për këtë, është një tjetër arritje në karrierën time. Kupa UEFA është një tjetër shans për të fituar dicka, por do t'i marrim ndeshjet një nga një".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›