Toti: “Juve nuk ndryshon kurrë”

"Juve qahet? Është i njëjti klub që mbylli arbitrat në dhomat e zhveshjes". Francesko Toti është i bindur në atë që thotë dhe lëshon mesazhe të qarta. "Ndryshojnë njerëzit, por mbetet i njëjti klub. Futbolli është i bukur edhe për këtë, pasi është i përbërë nga njerëz me tipe të ndryshme". Sot do të luhet Inter-Roma, një ndeshje që do të vendosë shumë për titullin në Itali. "Në Milano nuk është beteja e fundit. Dhe për më tepër që askush nuk e di se si do të përfundojë".