Kampioni në Maqedoni? Kapitenët i besojnë Rabotniçkit

RESHAT IBRAHIMI
Shkup- Në një anketë të realizuar me kapitenët e skuadrave të Ligës së parë të Maqedonisë, shanset më të mëdha për të fituar titullin e kampionit i jepen skuadrës së Rabotnicki Kometallit. Të gjithë 12 kapitenët kanë votuar për Rabotnickin. Votën kësaj skuadre ia ka dhënë edhe vet kapiteni i romantikëve, Nderim Nexhipi, i cili ka thënë se skuadra e tij bindshëm do të fitojë titullin e më të mirit. "Normal që Rabotnicki do ta fitoj titullin e kampionit. Milano mund te jetë konkurrent, por unë shpresoj se do ta fitojmë vendin e parë, sepse kemi 10 pikë më shumë se kumanovarët", tha Nexhipi. Zëvendëskapiteni i Milanos, Fisnik Gashi ka deklaruar se Rabotnicki dhe Milano do të luftojë për titullin e kampionit. "Deri në fund të sezonit do të luhen 15 javë, pra nuk i dihet. Besoj se ne dhe Rabotnicki jemi të vetmit në garë për titull. Nëse Rabotnicki i bën dy gabime mund ta rrezikojmë. Jam i mendimit se ata nuk mund të fitojnë në Tetovë", shprehet Gashi. Edhe për kapitenin e Renovës, Fisnik Nuhiu, Rabotnicki është favorit për të fituar titullin e kampionit. "Për mua Rabotnicki Kometall është pa konkurrencë dhe nuk shoh ndonjë konkurrent serioz që mund t'ia rrëmbej titullin. Është kolektiv profesional dhe shembull për klubet e tjera, ndërsa sa i përket Renovës, gjasat tona për të shënuar ndonjë sukses janë të vogla, megjithatë angazhimi ynë nuk do të mungojë. Deri në fund të kampionatit ka shumë ndeshje për të zhvilluar dhe do të luftojmë që të zëmë vendin e tretë në tabelën e klasifikimit. Kemi punuar mjaft gjatë fazës përgatitore", deklaroi Nuhiu. Kapiteni i Shkëndija HB, Erhan Selimi pohon se kandidat për titull është Rabotnicki Kometall, por nuk e përjashton edhe Milanon. "Rabotnicki Kometall është pretendues kryesor, mirëpo mundet ta rrezikojë Milano, që është përforcuar me shumë lojtarë. Është sezon i gjatë dhe nuk i dihet. Për Shkëndijën mendoj se do t'i ikim balotazhit dhe në fund do të renditemi në vend të pestë", thotë Selimi. Kampionati i Maqedonisë fillon më 2 mars me ndeshjet e javës së parë të stinorit pranveror. Aktualisht në vend të parë është Rabotnicki Kometall me 46 pikë, ndërsa Milano e dyta me dhjetë pikë më pak. Kapiteni: Parashikimi: 1. Nderim Nexhipi (Rabotnicki K.), Rabotnicki K 2. Fisnik Gashi (Milano), Rabotnicki K – Milano 3. Aginaldo Braga (Vardar) Rabotnicki K 4. Mile Dimov (Pelister) Rabotnicki K 5. Ace Kërstevski (Pobeda) Rabotnicki K 6. Fisnik Nuhiu (Renova) Rabotnicki K 7. Goran Simov (Makedonija GJP) Rabotnicki K 8. Stanko Mitkovski (Napredok) Rabotnicki K 9. Marjan Mitkov (Sileks) Rabotnicki K 10.Erhan Selimi (Shkëndija HB) Rabotnicki K - Milano 11.Bllagoja Milevski (Cementarnica) Rabotnicki K 12.Samir Shabani (Bashkimi) Rabotnicki K