E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhani: Partizani, nje fe shqiptare!

Nga Gjergj Stefa, Sport Ekspres
Ne vend te hyrjes Skender Xhani ka pasur gjithnje nje enderr. Ai edhe babai i tij. Te behet futbollist. Por vetem i Partizanit. i ati, nje permetar, i persekutuar ne kohen e komunizmit, qe femije kishte vetem nje dashuri. Te vetme, te perjetshme. Skuadren e kuqe, produkt i dashurise per futbollin. i kishte menduar te gjitha. Dhe nese do behej futbollist, sistemi i para viteve _90 nuk do t'i jepte shume krahe. Dhe ai nuk pranonte kurrsesi te behej vec futbollist i kuq. Dha, mori, pa, dhe ne fund vendosi: jeta e tij do ishte e lidhur vetem me kete skuader. Qe nga koha qe bente kilometra te tere per ta pare, e deri tek fobia per te shkarravitur ne mure emrat dhe nurmat e futbollisteve te Partizanit. Disa vite me pare, kur vendimi i dyte me i madh i jetes se tij ishte te bente djalin futbollist, Zoti "I mori dashurine tjeter". Ne emer te futbollit, duke luajtur futboll, duke u bere gati per te shkelqyer ne fushe me fanelen e kuqe. Skender Xhani dha jeten ne syte e te atit. Qe nga ai moment, i ati, mori nje tjeter vendim. Edhe parane e fundit, edhe qindarken e fundit, dhe shpirtin edhe trupin do t'ia falte kesaj skuadre, ne te mire a ne te keq, ne menyren e duhur apo ne menyren e gabuar. Ne cdo ndeshje qe sheh, ne cdo gazete qe lexon, ne emisione ne Tv qe shikon dhe ne cdo bisede qe ben ne lidhje me Partizanin, i ati ka gjithnje ne sy kujtimin e te birit dhe endrren e tij. Te lene pergjysem. Endrra ishte e thjeshte: te ishte pjese e nje Partizani te madh. Dhe detyrimi i te atit, Albert Xhani, eshte i njejti: ta beje Partizanin, nje fe. Te madhe. INTERVISTA Xhani: Partizani, nje fe shqiptare Ne ndeshjen e fundit jeni pare ne fushe duke orientuar skuadren te lere ndeshjen pas nje gabimi njerezor te gjyqtarit? Pas ndeshjes kam pergezuar futbollistet e mi qe kane qene heronj te vertete. Kane luajtur ne menyre te shkelqyer dhe kane fituar me gjithe gabimet njerezore. Gjithe kjo historia e ketyre gabimeve mos eshte nje alibi? Alibi per cfare, per rezultatet tona? Ka 5 ndeshje ku tek ne eshte gabuar ne menyre njerezore. Edhe me budallai e kupton qe ka nje sistem. Nje trajner i Partizanit perpara disa viteve ne analize u thonte lojtareve: po luani me 12 veta, jo kunder 11? Une nuk kam as pese ndeshje e as 5 vite qe e kam konstatuar dicka te tille. E kam konstatuar qe ne vitin 1992. ka 16 vite qe politikisht Partizani nuk pelqehet. Dhe kjo prodhon edhe te ashtequajturin sistem. Doni te thoni qe nuk jeni pjese e ketij sistemi? Jo, nuk jam dhe kete e them me kenaqesi. Une mendoj se do ta kisha shuem te thjeshte, sepse sistemi i mirepret te gjithe per te ndare ndonje kocke, por une ate kocke nuk e dua. Askush nuk e do. Per hir te se vertetes sa dhurata keni bere? Ne kampionatin shqiptar. Them se kam bere 2-3 dhurata, por pa interes financiar. Nje madje mund ta pranoj. Ne vitin 2002 ka qene nje ndeshje kunder Kavajes. Ne kishim tre kavajas ne skuader dhe ata me kerkuan qe t'i linim ndeshjen Beses. Dhe ia lashe. E cfare ndodhi mbrapa, kjo Bese eshte kthyer ne macen tone te zeze qesh Pastaj ka pasur edhe ndonje rast tjeter, une kam vene doren ne zemer, dhe per inat te ndonje tjetri kam bere ndonje dhurate edhe per ndokend qe ndoshta se ka merituar. Dhe normalisht edhe keni marre dhurata? Po edhe kam marr ndonje dhurate, por une vete personalisht nuk di te marr dhurata. Po ka pasur ndonje lojtar te Partizanit qe ka kredibilitet ne kampionatin shqiptar dhe ka koperuar, ose futbollistet kundershtare kane dhuruar vete dicka. Gjera te kesaj natyre ndodhin ne gjithe boten. Megjithate askush nuk mund te thote se Partizani nuk ka qene skuadra me dinjitoze shqiptare ne kete aspekt ne gjithe keto vite. Pse besoni se Partizanin nuk e duan. Duhet te kete nje shpjegim? Ka disa mendoj une. E para ka te beje me politiken. Partizani pas viteve _90 asnjehere nuk eshte preferuar. Ndonje hamendesim bente qe ta shihte si nje skuader ish komuniste, megjithese personalisht me duket nje idiotesi. Por me shume se kaq mendoj se ka qene vete pozicioni politik i Partizanit ai qe nuk e ka afruar sistemin. Ne nuk kemi bere kurre fushate elektorale, ne nuk kemi sponsorizuar, ne jemi te gjithe balliste, demokrate e komuniste brenda "familjes". Dhe ne jemi nje familje e madhe, shume e madhe. Kemi aq shume tifoze sa shumekush eshte xheloz. Ne jemi gati nje fe, per gjithe futbollin shqiptar. Dhe prandaj goditemi, na godasin dhe na fusin shkopinj nen rrota. Pastaj eshte edhe politika ime personale. Te perfitoja ndonje thele nga sistemi duke qene pjesee tij do ishte nje genjeshter e madhe. Per mua personalisht e per tifozet. Me mire, pa kampionat por dinjitoze. Megjithate moralisht them se nja 3-4 kampionate i kemi fituar Mos eshte nje koperture per gabimet e bera gjithe ky rol i heroit? Koperture. Zoterinj te nderuar ne pese ndeshjet e fundit ka pasur gabime arbitrare kunder Partizanit. Kunder Vlores, kunder Korces, kunder Beses, kunder Dinamos dhe kunder Elbasanit. Cfare koperture. Kur akuza behet realitet nuk eshte me akuze. Duhen marre masa. Ne perqindje gjate ketyre dhjete viteve sa faj ka Partizani, sa faj ka Albert Xhani dhe sa faj ka sistemi? Per cfare? Qe nuk kemi dale kampione? Por ju nuk e kuptoni qe nje kampionat i fituar padrejtesisht ka nje efekt disa vjecar ne menyren dhe formen se si ndertohet marredheniet. Kush tha qe ne nuk i kemi gabuar? Kush tha qe une nuk kam gabuar? Nese ka ndonje pergjegjes jam edhe une. Edhe per faktin se ndoshta nuk u futa ne sistem. Disa trofe me shume i bejne te gjithe me te qete. Ndonjehere kam gabuar edhe ne vendimmarrje. Kam futur brenda zemren, emocionin, duke qene tifoz. Nje president kompanie, nuk duhet te marre vendime emocionale, qofte ne te mire e qofte ne te keq. Edhe tani e bej ju siguroj, por eksperienca qe kam krijuar me lejon te gaboj me pak. Si do te jete e ardhmja e kesaj feje. Do te vazhdoni gjithnje te justifikoni veten ne lidhje me sistemin? Eh, ka aq shume gjera qe askush nuk i di. Po ju tregoj nje episod, perpara ndeshjes me Dinamon. Ka pasur dhjet`ra sms me numra te panjohur qe me thonin se "ti ke shitur ndeshjen, i gezofsh 200 mije euro", "lojtaret kane ngrene dreka darka me Sulajn te Taivani, i gezofsh". Me thoni pak sikur te degjoni kaq shume gjera te liga per familjen tuaj, sepse Partizani eshte familja ime, si do ndiheshit? Ne te shkuaren edhe i degjoja, tani kam thene stop. Nese ka ndokend qe besoj pervec gruas sime, jane 11 lojtaret dhe trajneri. Dhe i besoj verberisht, dhe ata ma kane shperblyer. Prandaj ne jemi nje "besim". Nese une personalisht do te rritem edhe me ne fazen drejtuese, do te jemi edhe me te forte edhe me te bashkuar me njeri﷓tjetrin. Megjithate e ardhmja konkrete duket se ka mbetur vetem te akuzat? Jo nuk eshte keshtu. Ne gjithnje kemi thene qe titulli nuk eshte gjithcka, ndonjehere kupat jane edhe prej teneqeje dhe dikush nuk ta harron si e ka marre. Ne mendojme se duhet te shtrijme "besimin" tone. Jemi duke ndertuar nje kompleks gjigand per klubin e Partizanit, me shtate fusha futbolli, kushte te shkelqyera, pishina, shkolla madje do bejme edhe nje fakultet per sportistet. Kjo do te jete fitorja jone, titulli yne. Ne kemi keto mundesi ta godasim sistemin. E megjithate trofeu duhet? Shikoni c'po ndodh kete vit. Realisht skuadra ka humbur dy ndeshje nga 21. Domethene eshte shperfytyruar kunder Dinamos ne fazen e pare dhe eshte mundur nga Besa. Vetem dy. Shumicat kane qene te shkelqyera. Ne fund titulli humbitet edhe per nje pike. Cfare tu them une lojtareve dhe stafit, nuk jeni kampione? Per mua ata jane te tille. Prandaj them qe te jesh i pari ne javen e fundit e pastaj te zhdukesh nuk eshte nje gje pozitive. Per futbollin, per fene per tifozet e Partizanit. Ndersa e ardhmja po, eshte nje kampionat me vete dhe ne ate kampionat "shume pak skuadra regjistrohen". Partizani eshte ne krye. Shikoni skuadrat e kampionatet e moshave, shikoni Kombetaret e moshave, shikoni Kombetaren e madhe. Ne dominojme kudo. Pavaresisht se ne fund te edicionit, sistemi ndoshta s'na lejon te dalim te paret. "Te shtunen?Cfare derbi Do te kete" Nuk eshte nje ndeshje si te gjithe te tjerat dhe Xhani kete e di mire. "Tirana? nenqesh e di cfare u thashe lojtareve: normalisht jeni shume me mire se kundershtari, por ama duhet ta kuptoni qe, nese mendoni se keni fituar kunder Tiranes, atehere keni humbur. Do te jete nje ndeshje e madhe, nje ndeshje per jete a vdekje. Nje ndeshje ku dua t'i shoh te gjithe ne 100%, nje ndeshje ku tifozet tane do te qendrojne zgjuar vetem nga kenaqesia e lojes sone". Por a ka frike nga sistemi? "kam 16 vite qe per Partizanin tim kam frike nga sistemi, pse te mos kem frike edhe te shtunen". "Nese nuk do isha president I Partizanit" Do te vendosja ne cdo moment te kontribuoja financiarisht dhe moralisht per kete skuader, pavaresisht me ato qe ndodhin ne futbollin shqiptar. Jeta ime eshte Partizani * Do te shkoja ne stadium te shihja cdo ndeshje te Partizanit. Vetem ne rast obligimi pune nuk do ta beja kete. Dhe sikur te ishte keshtu cdo minute do te telefonoja te dija rezultatin e ndeshjes. * Do te therrisja edhe une ne stadium "Xhani IK", sepse ne ndonje moment presidenti Xhani edhe ka gabuar. Une i uptoj tifozet, jam edhe une ashtu. * Do te tentoja t'i beja bijte e mi, serish futbolliste e gjithnje futbolliste te skuadres se Partizanit. * Do te besoja se ne kampionatin shqiptar ka ndeshje te trukuara, por po te thellohesha me shume do te kuptoja se me shume se trukim, do te kishte leshime. Ne kampionatin shqiptar nuk fiton gje financiarisht edhe sikur te lesh nje ndeshje. Nuk ka kush i blen. * Do te besoja qe vite me pare se gabimi i madh i Albert Xhanit ka qene lenia e lire e sulmuesit Kapllani qe tani luan ne Bundeslige. *Do te besoja qe ka nje sistem qe luan kunder Partizanit. E megjithate do te kerkoja nje titull. Nese nuk do isha president. "Do t'i kerkoja presidentit aktual qe te futej ne sistem dhe te merrte nje trofe. Pasi ta kisha marre do ta kuptoja qe nuk vlen shume". Xhani per Halilin Ridin e njoh shume kohe me pare, kemi qene te dy te persekutuar. Eshte nje djale i mire dhe Tirana ka nevoje per kontributin e tij, sepse ka zemer te madhe. Sulaj E njoh prej shume kohesh, e konsideroj shume mik. Nuk di te them nese Dinamo eshte dashuria e tij, por ka dhene shume kontribut. Mendoj se ka nje merite te madhe si njeri qe ka ardhur nga provinca dhe eshte integruar shkelqyeshem ne biznes. Hasanbelliu Them se, ashtu si une, e do shume Partizain. Eshte nga presidentet me te nderuar te futbollit shqiptar. Ka veshtiresi me Teuten sepse eshte edhe nje skuader me nje tifozeri te ftohte, por e vleresoj per faktin qe nuk ben shume pazare. Mendoj se eshte me dinjitozi. Bizhdili Eh, Xhati miku im? E di si eshte Xhati, ha, pi, rri por Pazar me te mos bejqesh. Mendoj se edhe ai ka bere shume per Besen eshte nje nga njerezit ne Kavaje qe e do me shume futbollin. Laze E njoh pak. Sigurisht qe ka merite qe ka perdorur gjithe mjetet qe ka pasur ne dispozicion per te fituar titullin dhe i ka dhene gezim nje qyteti si Elbasani. Trajneret. Ndonjehere i trajtojme shume keq "me duhet te them qe trajneret jane shkalla me e emancipuar e shoqerise dhe komunitetit sportiv ne Shqiperi. Jane ata njerez qe megjithese ndoshta nuk krahasojne me trajnere te huaj ne Bote, sakrifikojne nga vetja nga imazhi per te ndertuar kete futboll. Une ne te shkuaren e pranoj qe ndoshta kam gabuar per menyren se si i kam trajtuar, por tani e tutje, po ju them te gjitheve, kushdo qe te jete trajneri i Partizanit ai do te jete numri 1, ai do t'i marre te gjitha vendimet. Une mendoj se te gjithe trajneret kane merita, une e kuptoj qe gjithnje eshte e drejte ekskluzive e presidentit per t'i shkarkuar apo per t'i afruar, por ne presidentet shqiptare shpesh gabojme me menyren se si i bejme levizjet. Sa per Partizanin jemi te gjithe te lumtur, qe kemi pasur ne gjirin tone trajnere qe tani vijojne te jene ajka e trajnereve ne kampionat". Sa per trajnerin aktual. "Po ben nje pune cilesore, jo me kot prej dy vitesh eshte trajner i kesaj skuadre. Ne kemi nje staf shume serioz". "Dobesia ime, Lojtare me moshe te re" Ne fillim ishte Muzaka, tani eshet edhe Bakaj, Abilaliaj e, pse jo, edhe Malindi e Progni. "Normalisht duke qene se Partizanin e konsideroj nje familje, them se babai i kesaj familjeje ka dobesi kunder me te vegjelve. Une i dua fort e pranoj, si Muzaken ashtu edhe Bakajn, edhe Abilaliajn, qe, megjithese eshte ne nje moment negativ une do te besoj pafundesisht te ai. Une vleresoj edhe kapitenin Beqiri, edhe Devollin, qe te shtunen ishte ne superforme, edhe Dhembin qe ka tre kater vite qe djersin me ne, edhe Shehin qe na ka kthyer sigurine ne porte. Jemi te gjithe nje". Madje Xhani shkon edhe me tej."Partizani ka historine mbrapa, ka legjendat si Bejkush Birce e Panajot Pano, ka simbolin Perlat Musta. Askush nuk i heq asnje merite askujt. Musta ka qene ne vitet _80 heroi i kesaj skuadre, nje njeri i respektuar, nje portier i madh. Dobesia ime per futbollistet e rinj kurresesi nuk duhet te ndahet nga respekti dhe dashuria qe kam per emrat me te medhenj. Jemi te gjithe nje: jemi Partizani".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›