E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama flet per traktatin antiberthamor

Presidenti Barack Obama ka perdorur trashegimin e Ronald Reagan per te nxitur republikanet te ratifikojne traktatin start kunder armeve berthamore brenda vitit. Ne fjalimin e perjavshem perpara kombit qe ishte regjistruar me heret Obama ka cituar reganin kur thote Beso por verteto kur nxiste miratimin e nje traktati historic per armet berthamore me ish bashkimin sovjetik ne vitet 80..

Ideja eshte e thjeshte pasi dy kombet tona kane 90 per qind te armeve berthamore ndaj shba dhe rusia kane pergjegjesine te punojne se bashku per te reduktuar kete arsenal ka theksuar obama. Mesazhi i presidentit vjen ne nje moment kritik per te dhe demokratet te cilet humben mazhorancen ne Kongres ne zgjedhjet e dy javeve me pare. Obama kerkon nje axhende te arritshme gjate kesaj periudhe te ndermjetme para se anetaret e rinj te kongresit te nisin punen ne janar.

Ne lidhje me traktatin te cilin demokratet kane kerkuar ta nxjerrin jashte axhendes Obama ka shpjeguar se pa ratifikimin e tij brenda vitit shba nuk do te kete inspektore ne terren dhe si rrjedhim as mundesi per te verifikuar aktivitetin berthamor te Rusise. Gjithsesi takimi me presidentin rus ne samitin e Lisbones eshte nje shenje e mire se marredheniet mes dy vendeve do te vazhdojne ne frymen e permiresimit edhe pse mosmiratimi I traktatit sipas medvedev mund ti minoje kete perpjekje te presidentit Obama.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›