E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria Superiore Tirana dergon ne ferr Elbasanin

Pero Pejic shenoi nje dygolesh per bardheblute. Debutuesi Morina shijoi rrjeten e pare me Tiranen

Pas asaj humbjeje qe pesuan ne Qemal Stafa perballe Vllaznise djemte e Nevil Dedes bene dje autokritike duke marre piket e plota perballe nje kundershtari te forte si Elbasani. Me dy gola te sulmuesit kroat Pero Pejic dhe nje tjeter nga i riu i talentuar Mario Morina debutoi ne kete takim ne Kategorine Superiore bardheblute siguruan nje fitore te cmuar 3-1 ndaj Elbasanit te vendit te fundit. Rekordmenet e Shqiperise e kerkuan me ngulm fitoren nga minuta e pare e deri te fershellima e fundit e gjyqtarit nisur edhe nga presioni i trajnerit Nevil Dede pas humbjes se nje jave me pare me Vllaznine 0-2.

Kronika

Mesfushori boshnjak i Tiranes Mlladen Zizovic goditi shtyllen horizontale ne minuten e 15-te perpara se sulmuesi kroat Pero Pejic te realizonte njezet minuta me pas golin e pare per blute pas nje pasimi perfekt te Blerti Hajdarit. Goli i shtate sezonal i Pejicit qe u barazua me Elis Bakajn e Dinamos dhe Daniel Xhafajn e Dinamos. Pjesa e pare u mbyll me rastin e humbur te Pejicit i cili perballe portierit te Elbasanit Albano Dushku nuk arrin te dyfishoje shifrat. Gjithsesi pas rastit te humbur te Zizovicit 47 Pero Pejic tregoi dhe nje here se mbetet ai lideri i Tiranes se ketij sezoni duke realizuar ne minuten e 59-te golin e dyte per bardheblute dhe te tetin personal ne keto 12 jave kampionat e duke u bere ai golashenuesi me mire i momentit ne Superlige. Per 27-vjecarin Pero Pejic kjo ishte dopjeta e trete ne keto 12 jave pas atyre te realizuara ne fitoret 2-1 te Tiranes ndaj Bylisit dhe Teutes 2-0. Pas vetem 60 sekondash kapiteni i Elbasanit Endri Dalipi leshoi nje predhe ne drejtim te portes se Ilion Likes dhe ky i fundit me gjithe sterzgjatjen e tij e pati te pamundur te frenoje topin qe pushoi ne rrjete. 2-1 per Tiranen dhe ndeshja rihapet. Trajneri Nevil Dede nisi me zevendesimet duke nxjerre nga loja Blerti Hajdarin e hedhur Gerhard Tushen largon Sebino Plaku per te riun e talentuar Mario Morina. Ne te 79 gjyqtari anuloi nje gol te trete te Pero Pejicit por kesaj radhe rrjeta e kroatit u shenua nga nje pozicion jashte loje. Pas perpjekjeve te deshtuara te Elbasanit me ane te Gaves dhe Bakiut ne minuten e 3-te shtese zevendesuesi Mario Morina shenoi golin e trete te fitores 3-1 te Tiranes dhe te parin historik te tij ne Kategorine Superiore per ta ngjitur ekipin e tij ne vendin e katert me 18 pike po aq sa Vllaznia. Tirana regjistroi fitoren e peste ne 12 jave nderkohe qe Elbasani pesoi humbjen e shtate duke vazhduar te jete i vetem ne vendin e fundit 6 pike dhe me nje situate problematike financiare.

Trajneret

Pas takimit trajneri i Tiranes Nevil Dede ka qene i kenaqur pas fitores se arritur ne shtepi ndaj Elbasanit. Kemi marre nje fitore te rendesishme per ekipin. Them qe punet e mira behen avash-avash. Duhet qe te ngrihemi nga ndeshja ne ndeshje te forcohemi ne loje e te marrim rezultatet e deshiruara - deklaroi Dede. Numri nje i stolit bardheblu shtoi se megjithate bardheblute kane vuajtur presionin ne kete ndeshje. Lojtaret kane pasur presion ne kete takim. Edhe pse jemi perpjekur qe ta shmangim nje gje e tille eshte reflektuar ne fushe. Por me kete fitore te marre besoj qe gjerat do te permiresohen - vazhdoi ai. Dede foli edhe per paraqitjen e sulmit. Pejic ka shenuar serish dhe ka ndihmuar qe ekipi te fitoje. Ajo eshte detyra e tij qe te shenoje dhe per te luan i gjithe ekipi. Ndersa Plaku ende nuk po clirohet nga ana psikologjike dhe nuk po arrin qe te shenoje. Kete ndeshje per fat te keq doli pasi pesoi nje demtim - perfundoi trajneri i bardhebluve. Nderkohe nga ana tjeter trajneri i Elbasanit Krenar Alimehmeti u shpreh se humbja e pesuar i shton akoma problemet per verdheblute. Nje humbje qe ne na krijon me shume probleme. Kishim perballe nje ekip te forte. U perpoqem qe te merrnin nje rezultat pozitiv por nuk ai arritem - deklaroi ai pas takimit. Sipas teknikut te elbasanllinjve ekipi u perpoq te merrte nje rezultat pozitiv por nuk ia arriti. Gjate pjeses se dyte ekipi me lojen e tij u perpoq qe te reagonte. Ne arritem qe te shenonim por prape nuk patem forcen qe te barazonim - vazhdoi ai. Per numrin nje te stolit verdheblu situata nuk eshte aspak e mire por ai shpreson qe gjerat te ndryshojne pasi deri ne perfundim te kampionatit ka ende shume ndeshje. Jemi duke kaluar nje situate te veshtire. Shpresoj qe gjithcka te kthehet. Jam optimist per kete pasi kampionati eshte ende i gjate - perfundoi trajneri i Elbasanit.

Renditja

Nd. Pike

1. Skenderbeu12 25

2. Flamurtari 11 25

3. Dinamo 11 23

4. Vllaznia 12 18

5. Tirana 12 18

6. Teuta 11 15

7. Shkumbini 11 14

8. Laci 11 14

9. Kastrioti 11 11

10. Bylis 12 11

11. Besa 12 8

12. Elbasani 12 6

Skenderbeu mund Besen 4-0

Skenderbeu dhuroi spektakel ne fitoren e madhe 4-0 ndaj Beses qe gjithmone e me shume futet ne krize. I frymezuar edhe nga fitorja ndaj Dinamos shtate dite me pare trajneri i Skenderbeut Shkelqim Muca edhe pse e nisi takimin me Mlladen Berkicin ne stol duke preferuar boshnjakun Ivan Jolic nga minuta e pare e orientoi skuadren e tij nga sulmi ne nje ndeshje te mbeshtetur se paku nga 10 mije shikues. Ne fakt fillimi i lojes paraqiti dy skuadra qe luftuan fort per topin e pare por dhe me demtimin e lojtareve kryesore Bledi Shkembit per Skenderbeun i zevendesuar nga Mlladen Berkic dhe Paulin Dhembit te Beses i zevendesuar nga Ariel Shtini. Gjithsesi goli i pare i Skenderbeut erdhi fale nje autogoli te Akil Japupit te Beses ky i fundit devijoi ne porten e mbrojtur Alfred Osmani nje top te goditur nga Erbim Fagu nje ish-lojtar i kavajasve sezonin e kaluar. Pjesa e pare u mbyll me supergjuajtjen e Butrint Vishajt dhe me reagimin e shkelqyer te Osmanit. Fraksioni i dyte nisi me golin e Mlladen Berkicit 51 nje gol perfekt i realizuar me koke duke sinjalizuar dobishmerine e tij dhe hegjemonine e skuadres korcare. Njezet minuta me pas boshnjaku Ivan Jolic goditi ne hyrje te zones duke realizuar nje gol te bukur i treti per Skenderbeun dhe i katerti sezonal i tij. Llogarite i mbylli serbi Mlladen Berkic i cili realizoi golin e katert te korcareve ne takimin kunder Beses dhe te 23-in ne 12 jave per Skenderbeun. Per Berkicin ky ishte goli i tij i shtate sezonal duke u barazuar me Elis Bakajn e Dinamos dhe Daniel Xhafajn e Dinamos me keta te fundit qe do te perplasen sot ne sfiden direkte ne Vlore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›