E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toti Do te kisha fituar 3 Champions dhe dy topa te arte po te isha te Reali

Françesko Toti do ta mbyllë karrierën tek Roma, aty ku edhe e filloi, por rrëfen se do të kishte fituar shumë më tepër po të kishte shkuar në ndonjë klub tjetër.
“Nëse do të kisha shkuar tek Reali, do të kisha fituar 3 Champions dhe dy Topa të Artë”, thotë kapiteni i Romës.
Toti thotë se Reali e kërkoi në vitin 2004.
“Ende sot kam oferta nga klube të rëndësishëm, - vazhdon ai, - por do të plakem me këtë fanelë”.
Toti ka fituar vetëm një titull kampion në Itali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›