E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka, veren tjeter te Celsi per 90 mln euro?

Nese Abramovic i vendos vetes nje qellim, do ta arrije ate pa asnje dyshim. Te pakten ky eshte thelbi qe del nga thashethemet e fundit te merkatos boterore, ku rikthehet dhe njehere ne skene deshira e Celsit per te zhvatur nga Milani fituesin e "Topit te Arte". Lajmin per lidhjen e ylli brazilian, Kaka, me nje transferim tek Celsi e trumbetojne edhe njehere me force mediat angleze. Ka qene e perditshmja britanike "The Daily Star", qe ka bere te ditur se braziliani do te mund te marre rrugen drejt "Stamford Bridge" ne veren e ardhshme per 90 milione euro. Gjate kesaj vere ka pasur spekulime te shumta ne lidhje me yllin brazilian te Milanit. Madje eshte permendur se Celsi i ka ofruar Milanit 100 milione euro per t'i siguruar sherbimet e yllit brazilian, gje e cila nuk eshte pohuar as mohuar nga zevendespresidenti i kuqezinjve, Adriano Galiani. Megjithate "The Daily Star" ka bere te ditur se tashme Kaka ka gjasa shume te mira qe te kaloje ne kampionatin anglez veren e ardhshme. Marreveshja parimore thuhet te jete arritur me rastin e rikthimit te Andri Shevcenkos ne 'San Siro'. Per momentin marredheniet ndermjet dy klubeve jane te shkelqyeshme, prandaj nuk perjashtohet mundesia qe per Kakane edicioni i ri qe nis me 30 gusht te jete i fundit ne Serie A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›