Toti mirëpret Adrin: Do bëjmë gjëra të mëdha së bashku
“E dimë që ai mund ta zgjidhë një ndeshje i vetëm. Adri i di mirë objektivat e veta dhe ne i dimë tonat. Së bashku do të bëjmë gjëra të mëdha. Jam i sigurt se do të na ndihmojë shumë”, u shpreh Françesko Toti gjatë një interviste për “Roma Channel”.
Përveç Adrianos, Roma do të ketë edhe një tjetër brazilian në radhët e veta, Fabio Simplisio, i ardhur nga Palermo. “Përveçse janë dy lojtarë të mëdhenj, ata janë edhe njerëz të mirë. Kam pak që i njoh, por më kanë lënë përshtypje pozitive. Do t’i ndihmojmë të ambientohen shpejt dhe shpresojmë që të kontribuojnë në arritjen e objektivave”, shtoi kapiteni verdhekuq.