E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, 6 të plagosur nga përplasja e 2 automjeteve

Një mjet tip Fuoristradë me targë EL 3119 C, me drejtues shtetasin Ramazan Tanushi, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tip Furgon me targa EL 6709 B, me drejtues shtetasin me iniciale Xh. SH., 46 vjeç.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar shtetasit F. A., 65 vjeç banues në Librazhd, shtetasi RR. H., 62 vjeç, T. M., 55 vjeç, B. Q., 49 vjeç F. A., 62 vjeç, si edhe shtetasi E. F., 26 vjeç, që të pestë me banim në Elbasan.

Aktualisht të dëmtuarit ndodhen në spitalin kirurgjik të Elbasanit në gjendje kritike për jetën. Mësohet se Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip Fuoristradë, Ramazan Tanushin, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›