E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare jo kundër Realit, Behrami nga minuta 1

Igli Tare humbi shansin e madh për të luajtur qoftë edhe një minutë kundër Realit të Madridit, pasi sulmuesi shqiptar nuk është as në listën e 18-lojtarëve të zyrtarizuar nga trajneri Lacios, Delio Rosi. Gjithsesi, një tjetër shqiptar, por me pasaportë zvicerane Valon Behrami, do të luajë nga minuta e parë kundër "galaktivëve". Sulmuesi Tomaso Roki është rikuperuar në minutat e fundit dhe do të luajë nga minuta 1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›