E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohen të pandehurit e rastit Kleçka, del nga paraburgimi Fatmir Limaj

Gjykatësi kryesues në rastin "Kleçka" ka urdhëruar lirimin e të pandehurve nga paraburgimi.

Kjo masë është marrë, pasi trupi gjykues ka marrë vendim që deklaratat dhe ditarët e Agim Zogajt, i njohur si Dëshmitari X, janë të papranueshme.

"Gjykatësit kanë vlerësuar se prokuroria nuk i ka përmbushur disa standarde të caktuara procedurale dhe për këtë arsye dëshmia e Agim Zogajt është e papranueshme", thuhet në njoftimin e EULEX-it.

"Rasti Kleçka" përfshin deputetin Fatmir Limaj dhe nëntë ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët akuzohen për krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›