Dorëhiqet nga KQZ-ja Jani i PBDNJ-së, Dule shkon drejt koalicionit me Ramën
Tiranë- Kriza në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve vijon të thellohet, pasi është dorëhequr edhe anëtari i katërt nga ky institucion. Jani Jani, i cili ishte propozuar nga PBDNJ-ja ka dhënë sot dorëheqjen, duke thënë se ai solidarizohet bashkë me tre kolegët e tij, Muho, Biba e Shtylla .
Deri më tani Jani kishte ngrirë mandatin e tij, por nëpërmjet një letre drejtuar KQZ-së ai shpreht se largohet sëbashku me kolegët e tjerë. Ndërkohë mësohet se shumë shpejt PBDNJ-ja do të zyrtarizojë koalicioni në kampin opozitar.
Ishte Iliarian Muho personi i parë që u largua nga KQZ-ja, pasi u shkarkua në Kuvend. Në formë proteste u dorëhoqën nëkryetari Denar Biba dhe anëtarja tjetër e propozuar nga PS-ja, Albana Shtylla. Ndërkohë PS-ja ka refuzuar të paraqesë në kohë emrat e rinj pë rzëvendësimin e tyre.