Totozani: Shtresave në nevojë ti bëhet trajtimi falas

Avokati i Popullit, Igli Totozani
Avokati i Popullit, Igli Totozani, është shprehur se personat që hyjnë në kategorinë e shtresave në nevojë ti bëhet trajtimi falas përmes ndihmës ligjore . Në tryezën e rrumbullakët mbi perspektivën e ndihmës ligjore në Shqipëri, Totozani kërkoi bashkëpunim të ngushtë të institucioneve.
Institucioni i Avokatit të Popullit, është maksimalisht i angazhuar për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore, sidomos garantimin e aksesit në drejtësi të çdo individi dhe në veçanti të atyre që i përkasin, grupimeve shoqërore të rrezikuara dhe të margjinalizuara, – tha Totozani
Avokati i Popullit është shprehur se, edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 vjet nga miratimi i ligjit për ndihmë juridike do të duhet të ishin bërë më shumë lidhur me trajtimin e rasteve konkrete.
Ndër problematikat që vetë institucioni ynë ka konstatuar dhe vlerësuar për afrimin e ndihmës juridike do të veçonim; funksionimin efektiv të komisionit shtetëror të ndihmës juridike për miratimin e dhënies së ndihmës juridike me raste konkrete; lehtësimin e procedurave dhe të dokumentacionit që paraqitet për përfitimin e ndihmës juridike duke shmangur shpenzimet e vetë individit dhe ndoshta duke parashikuar marrjen e këtij informacioni në mënyrë zyrtare nga vetë komisioni shtetëror i ndihmës juridike tek autoritetet shtetërore përgjegjëse. Mendojmë se procedurat dhe dokumentacioni kompleks mund të cënojë aksesin por edhe vënien e të drejtës në vend”,- deklaroi Totozani.