E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i Bashkimit Evropian, debate për krizën

Polemika dhe kunderthenie te shumta ne nisje te samitit dy ditor te udhëheqësve te Bashkimit Evropian.

Qendra e debatit eshte nëse vazhdimi i masave të ashpra të kursimit, apo nxitja e rritjes ekonomike janë mënyra më e mirë për të shpëtuar nga kriza aktuale e borxhit.

Presidenti francez, Fransua Holland dhe kryeministri italian Mario Monti kanë bërë thirrje që BE ta shndërrojë në prioritet agjendën e rritjes ekonomike.

Ndërkohë, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel vazhdon të mbështesë shkurtimet e shpenzimeve dhe masat tjera shtrënguese.

Zyrtarët e eurozonës kanë pranuar se ata janë duke studiuar planet rezervë në rast se Greqia e braktis euron.

Banka qendrore e Gjermanisë ka thënë se një ngjarje e tillë, megjithatë do të jetë e e menaxhueshme.

Euro ka rënë sërish në raport me dollarin amerikan, derisa para samitit kanë rënë edhe tregjet e aksioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›