E Diel, 1 Nëntor 2026

Beja: Edhe sikur të na duhen 84 vota për presidentin, do i gjejmë si në 2007-n

Share

Maxhoranca është e sigurtë se për presidentin e Republikës, ashtu si dhe në 2007-ën, do të ketë rrjedhje të votave nga opozita.

Fatos Beja, në një intervistë për “AS”, shprehet se demokratët nuk i tremben sigurimit të numrit të duhur të kartonave në Kuvend për të zgjedhur kreun e ri të shtetit. Madje, sipas tij, do t’i siguronin votat edhe nëse Kushtetuta do të ishte ajo e kaluara, që kërkonte 84 vota.

“Edhe sikur të ishte e pandryshuar Kushtetuta, pra me 84 vota, do të zgjidhej një president i Shqipërisë. Prova është bërë në 2007-ën, maxhoranca nuk i ka pasur 84 votat, por ka gjithmonë deputetë të përgjegjshëm, të cilët ecin në hullirin e Kushtetutës dhe bien dakord për një nga propozimet dhe kuptohet që është deciziv përcaktimi i atyre deputetëve, të cilët bashkohen me një kandidaturë të caktuar. Unë kam besim se Parlamenti i Shqipërisë nuk do ta çojë vendin në zgjedhje dhe pse kjo i pëlqen opozitës“, deklaron deputeti demokrat, Fatos Beja.

Përpos deklaratave të ndryshme për një president  konsensual, madje dhe nga rradhët e aleatëve të djathtë, Beja shprehet se votimi do të bëhet në Kuvend e jo në media.

“Presidenti zgjidhet më votim të fshehtë, pa debat, në Parlament. Nuk zgjidhet jashtë Parlamentit dhe me debate publike“, shprehet Beja.

Sipas Kushtetutës, 24 maji ëshët afati kur Kuvendi nis procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri. Përcaktohen afatet për mbledhjen e firmave për kandidaturat si dhe datat e 5 raundeve të votimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›